Një makinë është gjetur e shkrumbuar mbrëmjen e shkuar në Vlorë. Mjeti i djegur është gjetur në fshatin Novoselë.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme apo ngjarje aksidentale. Policia nuk ka mundur të identifikojë pronarin e Reno-së. Mësohet se Automjeti është me targa të huaja CA 656 NY.