Lidhja e tyre po përflitet kaq shumë dhe duket se postimet nga të njëjtat vende prej kohësh po konfirmojnë zërat për lidhjen e tyre romantike.
Duke qenë se janë gjithë kohës bashkë, ndjekësit i kërkojnë Arbana Osmanit një foto me Eduart Grishaj, kur të dy së fundmi kanë bërë të ditur përmes postimeve të veçanta se janë në Itali ku po shijojnë pushimet e mrekullueshme malore.
Lexo edhe- Arbana dhe Eduardi shijojnë verën e Tiranës, para se të nisin punën
“Po nxirreni dhe një foto bashkë me Eduartin”, i shkruan komentuesja, ndërkohë që Arbana ia kthen: “I kemi për vete!”
Ata janë parë shpesh së bashku në të njëjtat vende, por edhe kanë bërë vazhdimisht komente ngacmuese e dedikime të veçanta për njëri-tjetrin në Instagram.


