Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shalës të Memaliajt.
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se djali ka vrarë me sëpatë të atin dhe sipas medias ai është identifikuar si Arjan Shahaj, ndërsa i ati Iljaz. Ka qenë kryeplaku i fshatit që ka lajmëruar policinë e cila është nisur drejt Shalës.
Mësohet se i riu është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që po punohet për kapjen e tij.
Policia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.
