Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në 2018 u shtrenjtuan prodhimet bujqësore dhe blegtorale, ja sa u rritën çmimet e perimeve

14:46 / September 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Perime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Statistikave raportoi se në vitin 2018 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale ka pësuar rritje. Referuar publikimit të dedikuar për Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve Bujqësore INSTAT nënvizon se për vitin e shkuar ky indeks arriti në 101,2, nga 99,2 që ishte në 2017. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore në vitin 2018 shënoi një rritje me 2,03 %, krahasuar me një vit më parë.

“Në vitin 2018, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rritje me 3,5 % dhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale shënoi rritje me 0,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Ndryshimet vjetore të çmimeve sipas grupeve kryesore: Rritjen më të madhe vjetore e kanë shënuar çmimet e grupit “Bimë industriale” me 9,52 %, pasuar nga çmimet e grupit “Perime” me 8,92 %, çmimet e grupit “Mish peshë e gjallë” janë rritur me 1,04 % dhe çmimet e grupit “Drufrutorët” me 0,21 %.

Çmimet e grupit “Bimë foragjere” kanë shënuar rënien më të madhe me 6,43 %, pasuar nga çmimet e grupit “Patate” që kanë shënuar rënie me 3,61 %, grupi i “Drithërave” rënie me 0,84 % dhe çmimet e grupit “Qumësht dhe produkte të tjera blegtorale” kanë shënuar rënie me 0,44 %” vlerëson INSTAT.

Një situatë problematike lidhur me çmimet e perimeve është vërejtur herë pas herë viteve të fundit ku në disa raste çmimet kanë arritur në ekstreme. Arsyet që janë dhënë herë pas here kanë qenë të lidhura me dëmtimet si pasojë e kushteve të motit në të mbjella, planifikimi i gabuar ku në njërin vit mbillet dukshëm një kulturë dhe në vitin tjetër për shkak të mos shitjes braktiset totalisht apo sjellje brenda tregut./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.