Një tjetër aksident i frikshëm u regjistrua në minutat e fundit.
Në aksin Elbasan-Librazhd, një automjet me targa të Gostivarit ka thyer bordurën e rrugës dhe ka rënë mbi një shtëpi që ndodhet poshtë rrugës.
Raportohet se ka të plagosur.
Ndërkohë, nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, por me shumë gjasa, për shkak të rrugës së rrëshqitshme.