Muaj më parë katër vajza nga Maqellara e Dibrës humbën dy prindërit në një aksident automobolistik. Shumë shpejt strukturat shtetërore u interesuan për fëmijët e familjes Karazajmi. Ishte ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka që u kujdes në veçanti për fëmijët dhe sot fondacioni Fundjavë Ndryshe pajisi fëmijët dhe gjyshërit e tyre me shtëpi të re. Në momentet që fëmijët po hynin në banesën e re Xhaçka nuk i mbante lotët. Ndërkohë në profilin e Fundjavë Ndryshe thuhet:

Pas
aksidentit tragjik që i mori jetën nënës dhe babait në Dibër, 4 vajzat e
familjes Karazajmi, sot kanë hyrë në shtëpinë e re, në Tiranë. Emocione dhe lot
gëzimi!
Një super shtëpi, pranë shkollës. Ta Gëzoni !
Tani lutemi për ju fëmijë të dashur, të bëheni të mbarë !
Faleminderit
të gjithë shqiptarëve anë e mbarë botës që u solidarizuan me këtë rast.
Faleminderit edhe Olta Xhacka për të gjithë suportin që ke dhënë.
Shpërndaje!!
“Bamirësia nuk të varfëron”

