Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasditen e sotme në orën 18:00 do të zhvillojë një takim me koordinatorët e rinj të partisë në qarqe. Qëllimi i takimit është analiza e punës së drejtuesve të rinj që vendosi nga muaji qershor.
Ndërkohë që ditën e enjte, lideri demokrat, do të ketë një takim me aleatët opozitarë për të vendosur piketat e aksionit kundër qeverisë, teksa dje nisi edhe sesioni i ri parlamentar.
Takimit me aleatët të enjten në seli në orën 13:00 pritet që t’i paraprijnë edhe konsultime të tjera brenda partisë. Më herët Basha ka deklaruar në media se në shtator do të rifillojnë protestat kundër qeverisë.
