Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Drejtoria e Burgjeve kërkon mjekë, n/mjek, stomatologë, farmacistë. Ja kriteret dhe qytetet

18:41 / September 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka njoftuar se ka shpallur vende vakante në disa burgje për të punësuar mjek, n/mjek, stomatolog, farmacist.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, ky vendim vjen në kuadrin e përmirësimit të kushteve.

Njoftimi:

Bazuar në Ligjin Nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”,  i ndryshuar, Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, të miratuar me VKM Nr.437, datë 20.05.2015; me qëllim plotësimin e vendeve vakante, në pozicionin Mjek dhe N/Mjek në IEVP, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpall kërkesën për rekrutim si më poshtë:

Mjek

Peqin

Lezhë

Rrogozhinë

Fushë-Krujë

Tepelenë

Shkodra

Krujë

Stomatolog

Berat

N/Mjek

Peqin

Sarandë

Durrës

Fier

Farmacist

Berat

Krujë

Shkodër

Numri i vendeve për punonjësit Mjek dhe N/Mjek është 17. Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më datë 30.08.2019. Dokumentat do të dorëzohen në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Kriteret e përgjithshme të pranimit:

Ka të drejtë të konkurrojë për t’u pranuar në shërbimin shëndetësor të burgjeve çdo person, që plotëson kriteret e mëposhtme:

a) është shtetas shqiptar;

b) ka mbaruar arsimin përkatës;( Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Infermjeri e përgjithshme)

c) kandidati të jëtë i pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit

ç) është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;

d) nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.

Çdo person që konkurron për t’u pranuar si punonjës në shërbimin shëndetësor në burgje  duhet të paraqesë, brenda afatit të njoftuar në shpallje, dokumentet e mëposhtme:

a) Formularin e plotësuar të aplikimit;

b) Fotokopje të pasaportës ose të kartës së identitetit;

c) Kopje të diplomës së shkollës së mesme/lartë;

ç) Formularin e vetëdeklarimit mbi gjendjen gjyqësore;

d) Vërtetim të lëshuar nga Prokuroria dhe Gjykata se nuk është në procedim penal;

e) Raport mjekoligjor që është i aftë për punë.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurim

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.