Bosi i krimit Erald Mema, u burgos më parë me 25 vite burg në Botley. I konsideruar si “lordi” i drogës pasi furnizoi vendin me drogë të llojit kokainë me vlerën e miliona paundve, ai do të paguajë vetëm 14.380 £. Kërkesa është bërë nga prokurorët në gjykatën e Oxfordit në Britani, ndërsa një gjyqtar e cilësoi kërkesën të papranueshme.
Gjykatësi kryesues Peter Ross reagoi me indinjatë dhe tha: “Ky është një njeri përmes duarve të të cilit shkuan miliona paund kokainë. Ky është një njeri i cili përballë provave që kam dëgjuar në gjyq ka përfituar shumë nga ajo që ishte një operacion i jashtëzakonshëm kundër drogës”.
“Ai ishte një njeri që po organizonte atë që ishte pa dyshim një grup i organizuar kriminal, duke marrë kokainë në pikën e importit, duke menaxhuar shpërndarjen e tij me shumicë në Mbretërinë e Bashkuar në grupe të tjera të rëndësishme kriminale të organizuar. Ideja që aktivet e vetme në dispozicion janë nën 14,500 paund është thjesht qesharake.”
Prokurorët thanë se janë bërë kontrolle në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke pasur parasysh provat e disponueshme vendimi është marrë që të mos ndiqet rasti i pasurive të fshehura, duke kërkuar si sekuestrim pak më shumë se 14 mijë paund.
Gjykatësi Ross deklaroi zyrtarisht se përfitimi i përgjithshëm nga aktiviteti kriminal ishte 701,680 £ dhe se një total prej 14.380 £ mund të konfiskohej si fitime.
Memës iu dhanë edhe tre muaj kohë për të paguar paratë dhe për të lejuar shitjen në ankand të orës së tij Rolex.
