Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Regjistrimet në fakultete, mbyllet faza e parë/ Dalin kuotat e ezauruara

08:28 / September 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E para fazë e raundit fillestar të regjistrimeve në universitete ka ezauruar pjesën dërrmuese të degëve që preferohen më së shumti nga të rinjtë.

Fituesit në Mjekësi, Shkenca ekonomike apo Drejtësi nuk kanë ngurruar të regjistrohen që në 48- orëshin e parë, duke plotësuar kështu shumicën e kuotave, kryesisht në universitetet e kryeqytetit. Ndonëse synimi i qeverisë është orientimi i ekselentëve drejt Mësuesisë, Mjekësia është ajo që vijon të thithë studentët më të mirë.

Deri mesditën e djeshme, vetëm pak përpara se të mbyllej portali, figuronin të regjistruar mbi 200 studentë, nga 260 kuota që ofron në total ky program. Shifrat i bën publike Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.

“Mjekësia e përgjithshme pothuajse është ezauruar. Deri tani është në masën 70 për qind dhe mund të themi që në dy fazat e para të raundit të parë kjo degë plotësohet”. Jo më pak të regjistruar ka në degët e Ekonomisë dhe Drejtësisë, të cilat gjithashtu kanë marrë nxënës shumë të mirë. “Kemi degët e Ekonomisë me afro 18% të regjistruar, ndjekur nga Shkencat Politike dhe Sociale me rreth 13% dhe Mësuesia mbi 10%”, pohon Xhelaj.

Ajo çka vihet re, si në aplikime, ashtu edhe në regjistrimet në universitete, është prirja nga degët që sigurojnë punësim, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. E tillë është Infermieria, e preferueshme në Universitetin Mjekësor të Tiranës si edhe në rrethe. “Një ecuri të mirë kanë degët e Infermierisë, veçanërisht në universitetet rajonale, ku janë regjistruar jo pak studentë”.

Prej vitesh, faza e parë e regjistrimeve është kthyer në një procedurë formale, ku çdo nxënës që ka shkëlqyer merr degën që dëshiron. Për kandidatët e tjerë, gara nis në fazën e dytë, me lirimin e qindra kuotave që deri dje mbaheshin peng nga këta ekselentë. Për drejtorin e RASH, fazat e tjera do të sqarojnë gjithë situatën.

“Pritet një ecuri edhe më e shpejtë gjatë fazave të tjera, ku shumë maturantë, duke filluar nga sot, do ta shikojnë veten fitues në degë të ndryshme dhe do të vijojnë regjistrimin”. Nga 23 mijë aplikantë për në universitetet publike e private, janë regjistruar pesë mijë prej tyre. Regjistrimet do të vijojnë deri në datën 15 shtator për raundin e parë, duke lënë një mundësi për çregjistrimin e atyre që kanë ndërruar mendje, në datën 16 shtator.

Dy raunde të tjera, përkatësisht me pesë dhe tri faza secila, pritet të ezaurojnë kuotat që ofrojnë universitetet. Konkurrimi pritet të mbyllet në fund të muajit tetor, kur lista finale me studentët e regjistruar të shkojë zyrtarisht në Qendrën e Shërbimeve Arsimore./ Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.