Stadiumi “Liri Ballabani” prej vitesh dergjej. Nga viti 2011 e këtej askush nuk u interesua për të investuar. Tribuna VIP dhe çdo pjesë e tij u katandis si mos më keq. Mjaftojnë këto dy foto për të parë si ishte dhe si është ky impiant sportiv.
Prej javësh Bashkia Mat ka nisur investimet më buxhetin e saj dhe me ndihmën e donatorëve për ndryshimin e gjendjes. Po punohet me cilësi të lartë dhe me shpejtësi për t’i mbyllur punimet para nisjes së kampionatit të Kategorisë së Parë.
Nga ana tjetër kujdes është treguar në forcimin e klubit dhe skuadrës. Përgatitjet për konsolidimin e ekipit janë në hapat e fundit. Tifozët falenderojnë kryebashkiakun Agron Malaj. “Ai, shprehen ata, po i kthen dinjitetin e humbur sportit të futbollit” /tirananews.al/