Sean Paul është një nga artistët me famë botërore mjaft i pëlqyer për këngët e tij ritmike. Por duket se ka vendosur të surprizojë fansat e tij duke mbajtur të fshehtë shtatzëninë e dytë të bashkëshortes, e cila ka sjellë në jetë një vajzë.
Përmes një postimi të një foto familjare, Sean Paul i bën të ditur të gjithëve se është bërë baba sërish dhe se vajzën e kanë quajtur Remi Leigh.
“Remi Leight, mirëserdhe në grup vajza ime e bukur”- janë fjalët e tij krahas postimit ku ka pozuar me familjen. Paul dhe bashkëshortja e tij janë gjithashtu prindër të një djali 2-vjeçar.

