Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lejojini fëmijët të rriten me gjyshërit, do t’i japin mësimin dhe bekimin e jetës

14:35 / January 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
18a2cd48 45d8 4ad9 97d9 bed54e1a547d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke lejuar që fëmijët tanë të rriten me praninë e gjyshërve në jetën e tyre do të thotë t’i bëjmë atyre një dhuratë të madhe. Roli i gjyshërve është i një rëndësie parësore për rritjen dhe edukimin e një fëmije. Këto figura aq të dashura nga nipërit e tyre, kontribuojnë thelbësisht për t’i bërë ata të sigurt për veten, i bëjnë të ndihen të dashur, të çmuar.

Lidhja ndërmjet një gjyshi dhe një nipi është një shkëmbim i ndërsjelltë i dashurisë, gëzimit, butësisë së pafundme. Dhe shumë më tepër. Gjyshërit paraqesin shembuj të qetësisë, mençurisë, dashurisë së pakushtëzuar, altruizmit ndaj fëmijës. Fëmijët u japin gjyshërve, impulse të reja, entuziazëm të rinovuar, gëzim.

Përveç kësaj gjyshërit janë një lloj ‘jastëku’ i rehatshēm dhe i dashur midis një fëmije dhe prindërve të tij, midis nevojës për lojë dhe lehtësisë së të parëve dhe atyre të edukatorëve striktë të këtyre të fundit. Këtu gjyshërit bëhen një strehë e sigurt, një pikë referimi e fortë, bujare dhe e domosdoshme.

Përvojat që përjetojnë fëmijët gjatë fëmijërisë së hershme janë inkurajuese për një rritje të shëndoshë psikologjike. Sipas një studimi të kryer së fundmi, me mbi 600 fëmijë, 87% prej tyre thonë se gjyshërit janë shumë të rëndësishëm në jetën e tyre, janë miqësorë dhe të dashur.

Në shumicën e përgjigjeve të fëmijëve nuk përmenden avantazhe materiale të tilla si dhurata, para xhepi, lodra. Roli i gjyshërve, megjithëse absolutisht edukativ, është padyshim më i pranueshëm se ai i prindërve.

Por një gjysh i mençur, i cili është serioz për të vepruar për të mirën e nipit të tij, gjithmonë do të dijë se si të vendosë kufijtë dhe të sigurohet që roli i tij të mos mbizotërojë mbi prindërit e vogëlushit. Prania e tij është dhe do të jetë gjithmonë e rëndësishme për zhvillimin emocional dhe racional të nipit të tij.

Kjo është arsyeja pse është një lidhje që çdo prind duhet të inkurajojë, lejojë, duke lënë mënjanë çdo mosmarrëveshje apo keqkuptim që mund të ndodhë në mes të të rriturve. Në një realitet gjithnjë e më të vështirë për t’u marrë me të, përqafimi i gjyshit është një oaz relaksues dhe i paqtë. Buzëqeshja e tyre është një dritë mbi ankthet dhe frikën. Fjalët dhe mësimet e tyre do të jenë ‘fëmija’ më i çmuar që vocërrakët do të mbajnë me vete në udhëtimin e tyre të jetës prej të rrituri.

femijet gjysherit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.