Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përdhunohet një muaj rresht 7-vjeçari me epilepsi nga Rahoveci. Nëna tregon tmerrin që përjetoi i biri nga i moshuari serb

19:42 / September 4, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f7df02bf432da973eadcd563a75ad3a2 XL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një fëmijë 7 vjeç nga Rahoveci pretendon se është dhunuar për një muaj rresht nga fqinji i tij 70 vjet më i vjetër. Nëna e djalit thotë se djali është i gjithi me shenja në trup.

Rasti është raportuar edhe në polici, e 72-vjeçari aktualisht gjendet në mbajtje. Express ka qëndruar sot gjatë ditës tek familja e 7-vjeçarit dhe ju sjell rrëfimin e familjarëve.

Ditën e parë të shkollës 7-vjeçari nuk mundi që ta presë në banka shkollore bashkë me moshatarët e tij. Arsyeja është e frikshme. Ai dyshohet se u dhunua nga një person shumë më i moshuar se sa ai.

Bëhet fjalë për një 72-vjeçar me inicialet S.S. (emër i njohur për redaksinë), i cili sistematikisht për një muaj po dyshohet se e keqpërdori seksualisht të miturin. Rasti është raportuar edhe në policinë e Kosovës. Këta të fundit e kanë arrestuar 72-vjeçarin.

Gazeta Express, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e 7-vjeçarit i cili po dyshohet se u dhunua. Nëna e tij, 33 vjeç, ka dhënë detaje të frikshme rreth këtij rasti.

Ajo tregoi se djali të hënën i kishte dalë nga shtëpia dhe nuk i ishte kthyer për më shumë se 24 orë. Ajo tha se djalin e kishte gjetur në një market në të cilin po qëndronte edhe 72-vjeçari.

Nëna e të miturit rrëfen për Express, se djali i ka thënë asaj se ishte ngacmuar seksualisht nga i moshuari i komunitetit serb në Kosovë, 72-vjeçari me inicialet S.S.

“Djali mu zhduk një ditë e disa orë nuk ishte në shtëpi. Unë dola me e kërkuar djalin. I ka 7 vjet. Në ora 6 pasdite kam dal me e kërku. Djali pardje ka dal nga shtëpia duke luajtur me shokët. Unë dje e kam gjetur atë”, thotë nëna e 7-vjecarit.

E mënyra se si e ka dhunuar 72-vjeçari të miturin 7-vjeçar po del të jetë e tmerrshme. Sipas viktimës, pra 7-vjeçarit, i moshuari ia kishte lidhur duart dhe e kishte kryer aktin. Dhunim sipas familjes të viktimës i mituri kishte pasur nga i moshuari edhe disa herë të tjera.

“Djali deri ka ardhur në shpi nuk më ka tregu se çka i ka ndodhë. Mi ka futë gishtat me ka kap prapa, më thoshte djali. Ai djalin e ka dhunu me zor. Trupin e pa pas me shenja djali. Djali më thoshte se ia ka lidhur duart edhe e ka dhunuar. Unë e kamë pa djalin, prapa ka qenë krejt i skuqur. Plaku e ka shtëpinë këtu afër nesh”, rrëfen nëna e 7-vjecarit.

E pas gjithë deklaratës që e mori nga djali, nëna e djalit thotë se rastin e lajmëroi në polici.

“Unë e thirra policinë e ia tregova rastin. E kam të vetmin djalë. Kur unë e gjeta djalin rrinte me plakun. Djalin e kam pa lakuriq, bëj be qe ka qenë lakuriq. Unë djalin e kam të sëmurë. Ka epilepsi. Policia më treguan se e arrestuan”, sqaron nëna e të miturit.

Ndërkohë nisjen e hetimeve për këtë rast, për Gazetë Express, i ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, tha se i dyshuari është arrestuar.

“Dje pak para mesnatës në stacionin policor në Gjakovë ka ardhur ankuesja femër (nëna e të miturit) me akuzën se një person i lindur në vitin 1947 pra 72 vjeç ia ka ngacmuar seksualisht djalin e saj 7 vjeç”, tha Podrimaj.

Sipas policisë, tashmë kanë nisur hetimet dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme për ta vërtetuar nëse fëmija është dhunuar me të vërtetë ashtu siç pretendon e ëma, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ekipet e policisë janë duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha Podrimaj.

Fëmija 7 vjeç tani i është nënshtruar analizave mjekësore dhe po pritet përgjigje nga ana e mjekëve.

“Ndaj të miturit do të bëhen analizat nga ana e mjekëve ligjorë për t’i vërtetuar akuzat e nënës”, shtoi ajo.

Marrë nga GazetaExpress

Rahoveci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.