Suksesi po e ndjek në Itali ku po vijon karrierën e saj dhe është tashmë një prej balerinave më të njohura dhe të talentuara.
Flasim për Klaudia Pepa, e cila mbrëmjen e kaluar ishte mahnitëse në Festivalin e Filmit në Venecia.
Klaudia shfaqej e veshur me një fustan të zi, të ngushtë, që i tregonte trupin elegant. Balerina nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e të gjithëve dhe fotot e saj gjatë eventit të publikuara në Instagram po marrin qindra komplimente.





