Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Raporti i OSBE-ODIHR-it, Kryemadhi: Duhet të reagojmë në mënyrë të menjëhershme

15:00 / September 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me rezultatin e raportit të OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Raporti i OSBE është një skaner i tmerrshëm që tregon haptas shkatërrimin e gjithë sistemit shoqëror të Shqipërisë. Mjafton të përmendim shkatërrimin e besimit të publikut te procesi i zgjedhjeve. Votuesve shqiptarë iu bllokua mundësia e zgjedhjes. Ato u mbajtën në një terren arrogance. Në listën e zgjedhësve u diktuan nënshkrime identike. Pasi i futi duart në xhepat e gjithë shqiptarëve ai fut duart edhe në kutitë e votimeve. Administrata zgjedhore ishte tërësisht politike dhe e njëanshme. KQZ  e regjistroi partinë Bindjen Demokratike për interesa të saj. KQZ është kthyer në një xhelat rilindas ndaj gjithë procesit zgjedhor. Raporti qartëson se duhet të kemi një proces të menjëhershëm që parandalon dëmet e tij. Qytetarët kërcënohen me largime nga puna dhe me heqjen e bukës së gojës. Ky raport si asnjëherë tjetër është një raport jo vetëm që nuk i njeh zgjedhjet por vë në dukje se të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e presidentit. Ky raport është shumë i rëndësishëm për t’i dhënë mundësinë Shqipërisë për hapjen e negociatave. Duhet të reagojmë në mënyrë të menjëhershme. Sistemi i drejtësisë ka rënë. Ka rënë komplet sistemi zgjedhor. Demokracia në Shqipëri është i kërcënuar nga një grup njerëzish. Raporti është këmbanë alarmi. 18 Tetori nuk është larg. Hapja e negociatave për Shqipërinë do i ndezë dritën jeshile shqiptarëve. Ne do të marrim përgjegjësitë tona. Njeriu që duhet të marrë përgjegjësi është Edi Rama. Ai shkatërroi shpresën e shqiptarëve”, deklaroi Kryemadhi. 

OSBE/ODIHR
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.