Sipas studiuesve në Angli kanë vëzhguar prindër që kanë punuar shumë me fëmijët e tyre që ata të mësojnë qysh në fëmijëri të mirat e tokës dhe natyrës dhe t’a duan e respektojnë atë.
Kur ata ishin bebe duke punuar me një bebe, çifti kishte edhe fëmijë më të mëdhenj dhe fëmijët ishin shumë të entuziasmuar që të mbledhin farat e pemëve që i konsumonin t’i thajnë ato dhe pastaj t’i hedhin në tokë aty ku mund të mbihen.
Rastësisht u kujtova për këtë familje dhe mendova të shkruaj për rëndësinë e madhe që ka dashuria e instaluar qysh në fëmijëri për natyrën thote njeri prej studiuesve.
Poshtë po radhisim disa nga aktivitetet që mund të bëjnë fëmijët tuaj të ndjenjë dashuri për natyrën :
1. Mbjellni që mund t’i hani nga toka.
Shfrytëzoni hapësirat për të mbjellur pemë apo perime të cilat fëmijët mund t’i vjelin vetë dhe kështu t’i shijojnë direkt nga toka, ashtu do e dijnë vlerën e punës për natyrën.
2. Punoni me ata që të mos kenë frikë nga natyra.
Nëse gjatë qëndrimit në natyrë hasni në skraja, apo në gjallesa tjera që jetojnë atje mësoni fëmijët se nuk duhet frikësuar e as ndjerë neveri. Mësoni ata se të gjithë e kanë vendin e tyre në këtë botë.
3. Qëndroni në natyre.
Një qebe,(batani) pak çaj e ushqim me vete nën hijen e pemëve janë mundësi e mrekullueshme për t’a ndjerë freksinë dhe dashurinë e natyrës, bëjeni shpesh këtë piknik me fëmijët.
4. Mësoni fëmijët t’a duan dhe ndjejnë cicërimën e zogjve
Kjo do i bëjë ata të mësojnë të krijojnë momente qetësie për vetën
5. Në vend të mjeteve elektronike, insistoni për lojë gjelbërim
Shumë fëmijë gjejnë qetësi nëse kanë në dorë një tablet, mundohuni që koha e ekspozimit para ekraneve të jetë sa më e shkurtër, fëmijët le të jenë më afër natyrës, qoftë në deti, qoftë në male apo në parqet e qytetit. Leni ata të bëhen pis dhe të ndjenjë në lëkurën e tyre afërsinë me të mirat që i ka natyra.