Dua Lipa që në daljet e para të saj, nuk ka eksperimentuar shumë në look duke zgjedhur të mbajë të njëjtën pamje.
Jemi mësuar ta shohim me flokë të zeza dhe ndryshim i vetëm është shkurtimi i flokëve.
Megjithatë së fundmi ajo ka publikuar në Instagram dy foto ku shfaqet me flokë bjonde.
Ajo nuk i ka lyer, thjesht ka vendosur paruke, megjithatë edhe bjondet i shkojnë shumë.
Kujtojmë se kohët e fundit Dua është vendosur në qendër të mediave për shkak të lidhjes së saj me Anwar.