Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet dëshmitari që pa ekzekutimin e Malkos: Kanë zbrazur dy karikatorë, të gjitha mbi makinë

19:36 / September 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
santiago8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë kaluar 6 ditë nga vrasja e Santiago Malkos, por policia nuk ka ende asnjë autor të arrestuar për ngjarjen. Një dëshmitar, duke folur për “Klan Plus”, ka treguar dinamikën e ekzekutimit të ish-efektivit të policisë, duke treguar se dy autorët kanë qëlluar me dy armë të ndryshme ndaj 26-vjeçarit.

“Viktima, që më vonë mësova se quhej Santiago Malko doli nga lavazhi me makinën e tij qetësisht. Në ato moment, një mjet tip Benz i preu rrugën. Pastaj një furgon i bardhë doli para Benzit dhe makinës së Malkos. Nga ky furgon zbritën dy persona. Njëri mbante armë në dorë, që nga zhurma e plumbave u kuptua që ishte kallashnikov. Kanë zbrazur dy karikatorë, të gjitha mbi makinën. Më pas, njëri nga autorët iu afrua makinës së Malkos, duke gjuajtur edhe një herë nga afër; këtë herë nuk e di me çfarë arme. Kjo mesa duket për t’u siguruar për vrasjen”, ka thënë dëshmitari që ka parë nga afër skenën.

Po ashtu, ai zbulon se autorët u larguan të qetë nga vendi i krimit dhe se nuk e kishin të mbuluar fytyrën. “Autorët ishin pa maska, madje ai që qëlloi, për mua ishte njeriu më i qetë që kam parë ndonjëherë. Pasi qëlluan mbi makinën e Santiago Malkos, të dy autorët u futën në makinë. Benzi, i cili luajti vetëm rolin e bllokimit të rrugës, u largua në drejtim të Oxhakut, ndërsa furgoni i bardhë iku në drejtim të Freskut. Krejt qetësisht, pa përdorur ndonjë shpejtësi të madhe”.

Pak orë pas ngjarjes, makina e autorëve u gjet e djegur në fshatin Ferras në periferi të Tiranës, ndërsa për fugronin e autorëve të krimit nuk ka asnjë shenjë.

Santiago Malko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.