Pas arrestimit Fatjon Keta, autori i vrasjes së 21 vjeçarit bashkëmoshatarit ka deklaruar për Policinë lokale se Pasha e fyente çdo ditë me fjalë të rënda, madje në prani të të tjerëve.
“Nuk mund t’i duroja fjalët fyese të Pashës. I pata thënë mos më fyej se nuk ta kam borxh por ai vazhdonte, madje në prani të shumë njerëzve. Edhe sot kur u takuam në qendër të Bulqizës ai vazhdonte t’më shante me fjalor banal. Nuk durova më dhe e qëllove me thikë”, është shprehur Keta për grupin hetimor.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë. /tirananews.al/
