Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kreditë e buta nisin në vjeshtë

22:47 / September 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
apartament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi i kredive të buta do të rihapet në vjeshtë. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë sqaron se në fokus të programit do të jenë çiftet dhe familjet e reja si dhe nënat kryefamiljare.

Aplikimet për kreditë e buta në kryeqytet do të nisin në vjeshtë. Edhe këtë vit kriteret do të jenë të njëjtat. Nënkryetarja e Bashkisë, Anisa Ruseti, shpjegon se fokusi do të jetë tek çiftet dhe familjet e reja.

“Kemi përmbyllur me sukses dhënien e kredisë për 1000 familje të reja dhe jemi duke biseduar me qeverinë për ta përsëritur edhe njëherë këtë program për të gjithë qytetarët e Tiranës. Kriteret do të jenë të njëjta me ato që kemi pasur si grupe prioritare duke i dhënë më shumë fokus çifteve të reja, familjeve të reja, nënave kryefamiljare që do të kenë mundësinë të kenë shtëpinë e tyre të parë në bashkinë Tiranë”, deklaroi Ruseti.

Ndërsa për ata që nuk mund të përballojnë këstin e kredisë së butë, Bashkia ofron të tjera programe për strehimin social.

“Për të gjithë familjet që e kanë të pamundur të mbulojnë këstin e kredisë, por ndërkohë kanë nevojë për një banesë të tyre, ne u ofrojmë bonusin e qirasë që në disa raste arrin në100% të vlerës së tregut dhe sigurisht programi i banesave sociale ku qiraja që paguhet për këto banesa është shumë më minimale se ajo që do të duhet të paguanin në tregun e lirë”, tha Ruseti. /Ora News

kreditë e buta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.