Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri britanik: Më mirë i vdekur sesa të shtyj Brexitin

23:36 / September 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brexit 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Boris Johnson ka thënë se për të do të kishte qenë më mirë “të vdiste në një gropë” sesa t’i kërkojë BE-së të shtyjë Brexitin përtej 31 tetorit.

Por kryeministri britanik refuzoi të përgjigjet nëse do të japë dorëheqjen nëse shtyrja e daljes nga Blloku, të cilën ai vazhdimisht e ka përjashtuar, mund të ndodhë realisht.

Johnson ka thënë se është i gatshëm të largohet nga BE pa marrëveshje, por Labor thotë se ndalimi i Brexit pa marrëveshje është përparësia e saj. Vëllai më i vogël i kryeministrit, Jo Johnson, njoftoi më herët se dorëhiqej si ministër dhe deputet.

Duke folur në West Yorkshire, Boris Johnson tha se Jo Johnson, i cili mbështeti Remain në referendumin e 2016, ishte një “djalë fantastik”, por ata kishin pasur “dallime” mbi BE. Lidhur me largimin e deputetëve rebelë nga Partia Konservatore, ai tha se “disiplina është mizore”.

Teksa njoftoi dorëheqjen e tij herët gjatë ditës, deputeti për Orpington, në jug-lindje të Londrës, Jo Johnson, tha: 

“Javët e fundit, jam gjetur në mes të besnikërisë ndaj familjes dhe interesit kombëtar – është një tension i papërballueshëm dhe ka ardhur koha për të tjerët që të marrin rolet e mia si deputet dhe Ministër.”

Dorëheqja e tij pasoi përjashtimin nga vëllai i tij të 21 ligjvënësve nga Partia Konservatore, e cila mbetet e përçarë në lidhje me strategjinë e kryeministrit për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian më 31 tetor me ose pa një marrëveshje.

Brexit britanik Kryeministri vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.