Loredana dhe Mozzik u përfolën për një krizë në çift, duke qenë se reperi nuk u pa në ditëlindjen e partneres së tij.
Madje thashethemet u përforcuar kur Mozzik nuk e mbështeti për këgën e saj të re. Por mesa duket kanë qenë veç fjalë. Reperja ka publikuar një tjetër këngë, bashkëpunimin me Mero, dhe Mozzik ka publikuar në Instastory këngën e saj, duke e mështetur publikisht.
Epo, shpresojmë që gjërat mes tyre të jenë rregulluar. Kujtojmë se çifti i këngëtarëve janë prindër të vogëlushes së ëmbël, Hana.

