Makina në kohët e sotme nuk është një mjet luksi, por një domosdoshmëri për të lëvizur. Kush për dëshirë e kush nga nevoja do të dëshironte të merrte një makinë tjetër dhe mund të ndodhë që të jenë mashtruar.
Por falë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tashmë mund të verifikoni nëse ju kanë mashtruar me kilometrazhin e mjetit të përdorur nga importi. Gjithashtu mund të kontrolloni nëse ju kanë fshehur historikun e mjetit, aksidentet, legjitimitetin, difekte prodhimi.
Për të qenë të sigurtë se keni bërë një blerje të zgjuar, gjithashtu mund të kontrolloni dhe kategorinë mjedisore dhe të dhëna të tjera teknike.
DPSHTRR sjell burime zyrtare dhe referime të homologëve të saj, për çdo markë, model dhe vend origjine në faqen e e saj online dpshtrr.gov.al.
