Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

10 mijë euro për një martesë, shqiptarët babë e bir falsifikonin dokumentet

10:20 / September 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unaza martese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia gjermane ka zbuluar një skemë mashtrimi të dy shqiptarëve të Kosovës, babë e bir, të cilët falsifikonin dokumente me martesa fiktive për të “ndihmuar” qytetarë jashtë BE-së të rregullonin qëndrimin në Gjermani.

Albinfo.ch shkruan se Mehmet G., 58 vjeç dhe i biri i tij, Visari (34) të dy kosovarë bashkë me një grua me emrin Nadia (42 vjeçe), kishin nisur nga fundi i vitit 2016 deri në fillim të vitit 2018 të “ndihmojnë” qytetarë jashtë BE-së për të rregulluar qëndrimin në Gjermani.

Për këtë qëllim ata kishin përdorur “marifetin” e njëjtë: Gra nga Rumania dhe Bullgaria, të interesuara për martesë, dhe kryesisht i martonin me kosovarë, të panjohur për to. Martesa kryesisht bëhej në Kosovë ose në Danimarkë.

Po ashtu, banda i pajiste gratë në fjalë me kontrata të falsifikuara të qirasë dhe të punës si dhe i shoqëronte të posamartuarit në takimet e domosdoshme të tyre me autoritetet shtetërore. Në momentin kur burrat nga Kosova i kishin në duar letrat e nevojshme për qëndrim të paktën 5 vjeçar në Gjermani, zonjat ktheheshin në vendin e tyre. Ndërkohë, nëse të akuzuar pranojë akuzat, atëherë 58-vjeçari mund të dënohet me 3 vite burg, djali me 1 vit e gjysmë, ndërsa gruaja mund të shpëtojë në liri me kusht.

Mehmeti do të dënohet me rreth tri vite e gjysmë burg, Visari me 2 vjet e gjysmë ndërsa Nadia, mund të shpëtojë me burg me kusht. Mësohet se shuma që merrte Mehmet G., për çdo martesë ishte mbi 10.000 euro.

martse
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.