Të gjithë e dimë tashmë që bukuroshja e ekranit Jonida Vokshi dhe aktori kosovar Besnik Krapi do të lidhin kurorë më 14 shtator, por shumë pak detaje kemi mësuar nga ceremonia e dasmës.
Ajo që është disi e veçantë është ftesa e dasmës, të cilën e ka zbuluar xing.al. Ftesat janë në formën e guackave të detit, të zbukuruara me perla, një zgjedhje e gjetur e dy të dashuruarve duke marrë parasysh se dasma do të zhvillohet në bregdet.
Dasma e Jonida Vokshit dhe producentit kosovar Besnik Krapi pritet të jetë një ndër më të bujshmet në radhët e personazheve VIP të këtij viti.
Dyshja janë njohur në serialin komik “O Sa Mirë”, dhe pasi pranuan publikisht fejesën pak muaj më parë, zbuluan se do të martoheshin në shtator.

