Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Njihuni me Flaudion, studenti nga Skrapari që në fundjavë punon në ndërtim

17:16 / January 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5dc52aae c53e 48c5 a904 6b98950e206f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flaudio është një i ri nga Skrapari, i cili ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij ka zgjedhur Tiranën si një mundësi, jo vetëm për t’u arsimuar, por edhe për të krijuar të ardhmen e tij. Ai studion në vit të dytë për Financë-Kontabilitet. Flaudio ndjek rregullisht ccdo orë leksioni ne auditorët e Bujqësorit me dëshirën për të mësuar sa më shumë nga dega që ka zgjedhur.

Por ai nuk është i vetmi nga familja e tij që ndjek studimet në Tiranë. Bashkë me të edhe e motra ndjek studimet në nivelin “master shkencor” në “Inxhinieri Elektronike”. Të dy ata jetojnë me qira, ndërsa prindërve u duhet që të bëjnë një sakrificë jo të vogël për t’u siguruar dy fëmijëve të tyre mundësitë për të ndjekur studimet.

Flaudio është i vetëdijshëm se pavarësisht ndihmës që merr nga familja, ai duhet të punojë sa herë që i jepet mundësia për të siguruar disa të ardhura shtesë për të përballuar jetësën, qiranë, por edhe për të pasur lekë për argëtim. Ndaj ai ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tjerë, ka zgjedhur që të mos presë vetëm nga ajo që mund të bëjë shteti dhe prindërit për të, por të marrë vet fatin e tij në dorë dhe të punojë sa herë t’i jepet mundësia dhe sa herë që ka kohë, pa lënë pasdore studimet që janë dhe investimi real për një punësim më të mirë në të ardhmen.

Këtë fundjavë, megjithëse ai festonte ditëlindjen e tij të 20, atë e gjejmë në kantierin e ndërtimit që është ngritur për rikonstruksionin e konvikteve të mjekësisë. Flaudio është pjesë e firmës që ka marrë përsipër të kryejë rikonstruksionin ai tregon se punon me të sa herë që ka kohë të lirë, kryesisht në fundjavë. Ai thotë se puna nuk është turp dhe se e ka për nder që nëpërmjet saj të sigurojë vetë një pjesë të të mirë të të ardhurave për të vijuar studimet.

“Nuk do ta besoni kush është ustai që ndërton sallën e leximit për studentët e mjekësisë! 

Flaudio Methoxha, vetë student i Financës në Universitetin e Tiranës, punon në ndërtim me firmën që rikonstrukton konviktet.  Çdo punë është nder, jam shumë krenar për ty e gjithë studentët që punojnë!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në tëitter ndërsa i referohet pikërisht takimit që pati gjatë inspektimit të punimeve me Flaudion.

  • 5dc52aae c53e 48c5 a904 6b98950e206f
  • 44e104f4 a8c3 4943 8ecf 41256dec459e
  • e5c4aa57 ab93 4e36 8a5f 8b30b34da510

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.