Ajo që ka rënë në sy në festën e 15-vjetorit të LSI-së ka qenë mungesa e kreut të shtetit Ilir Meta, një nga themeluesit e kësaj force politike dhe drejtues i saj për shumë vite.
Mësohet se Presidenti Meta ka pasur ftesë të posaçme për të qenë pjesë e gostisë por siç duket ka zgjedhur të mos shkojë.
Madje ish themeluesi i LSI-së Ilir Meta nuk ka bërë të ditur shkaqet e mungesës së tij në këtë festë.
