Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Andreas Wittkowsky/ Koha që BE të fokusohet në Kosovë dhe Rajon

10:26 / September 7, 20196 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GettyImages 634382550
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biskotat “Bambi Plazma” janë zhdukur nga raftet e dyqaneve të Kosovës. Kërkesa e Kosovës për këto biskota të famshme, Made in Serbia, nuk u zhdukën as në vitet e errëta të regjimit të Slobodan Milosheviçit, në fushtën e bombardime e të NATO-s ndaj Jugosllavisë, apo edhe gjatë përhapjes së Pavarësisë së Kosovës.

Nëse biskotat nuk janë më sot, kjo është një shenjë se sa e thellë është përçarja aktuale mes Prishtinës dhe Beogradit.

Një vit më parë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, presidentët respektivë të Kosovës dhe Serbisë propozuan “korrigjimin” e kufirit që ndajnë. Ajo që do të thoshte në të vërtetë ishte një shkëmbim tokash. Por kjo dëshmoi se ishte çuditërisht jopopullore në të dy vendet Kosovë dhe Serbi, megjithëse për arsye të ndryshme.

Në Kosovë, plani pati rezistencën e ashpër të kryeministrit të asaj kohe Ramush Haradinaj. Në përpjekje për të ndaluar një marrëveshje të ardhshme mes dy presidentëve, qeveria e tij vendosi taksën e importit 100% për mallrat me origjinë nga Serbia. Kjo taksë goditi ashpër eksportuesit e Serbisë në Kosovë, pasi ata kishin ende një pjesë të madhe të tregut. Ajo ndikoi gjithashtu në retorikën politike mes dy vendeve.

Si resto, Serbia rriti fushatën e saj për të bllokuar hyrjen e Kosovës në institucione ndërkombëtare, duke lobuar tek vendet e treta për të zhbërë njohjen e tyre për Kosovën.

Ndërkohë, Haradinaj thirret papritur në Hagë në Korrik për t’u pyetur mbi krimet e luftës. Teksa shumë kosovarë e konsideruan këtë të motivuar politikisht për rezistencën e tij kundër shkëmbimit të territoreve, kryeministri pa një mundësi politike dhe u tërhoq, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, që do të mbahen më 6 tetor.

Por ajo që pritet gjerësisht në Prishtinë është se debati mbi shkëmbimin e territoreve nuk ka përfunduar, dhe ky nuk është një lajm i mirë për pjesën më të madhe të kosovarëve.

Nëse gjërat kanë arritur në këtë pikë, janë për shkak të sinjaleve ndërkombëtare gjithnjë e më konfliktuale.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare John Bolton shprehu më herët simpatinë për një shkëmbim territoresh dhe deklaroi se vendi i tij nuk do të kundërshtonte një marrëveshje të pranuar nga të dyja vendet. Por nëse qëndrimi i tij do të ndërtohej mbi supozimin e një zgjidhjeje që do të sillte stabilitet dhe do t’i lejonte SHBA-ve të fokusohen në çështje të tjera më të ndezura të politikës së jashtme, kjo mund të rezultojë si një llogaritje trefish e gabuar.

E para, ndërtimi i kombit kosovar ishte i suksesshëm, dhe një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar në Kosovë e shohin shkëmbimin e territoreve si tradhti. Elementë radikalë janë të gatshëm të përdorin dhunën për të parandaluar një marrëveshje të tillë.

E dyta, propozimi shokoi gjithë rajonin. Politikanë të vendeve fqinje, por dhe në dy vendet e mëdha të lindjes, Kina dhe Rusia, po ndjekin zhvillimet me shumë interes. Rivlerësimi i kufijve rrezikon një efekt domino jo vetëm në rajon, por potencialisht dhe më gjerë.

E treta, një kthesë e politikës amerikane nuk do të perceptohet si një shenjë e forcës. Përkundrazi: nuk ka gjasa ti bëjë Shtetet e Bashkuara më shumë miq me Beogradin dhe Prishtina.

Sa për BE-në, besueshmëria e saj si aktor kryesor për paqen dhe stabilitetin në rajon është dëmtuar seriozisht. Shefja e politikës së jashtme në largim, Federica Mogherini, kishte sinjalizuar që një shkëmbim tokash mund të ishte i pranueshëm, duke hequr dorë nga mandra e dy dekadave të fundit që shkëmbimi i kufijve nuk është në diskutim.

Për më tepër, që në vitin 2018 Komisioni Europian konfirmoi se Kosova kishte përmbushur kërkesat për udhëtimin pa viza. Megjithatë, shtetet anëtare nuk pranuan ta zbatojnë atë. Këshilli Europian gjithashtu nuk pranoi të hapte bisedimet e pritura me Maqedoninë e Veriut, dhe pse vendi kishte kaluar një proces 10-vjeçar për t’u pajtuar me Greqinë e për të ndryshuar përfundimisht emrin e saj kushtetues.

Argumentet nga skeptikët e zgjerimit janë të vlefshme: BE duhet të pësojë ndryshme të konsiderueshme brenda vetes para se të pranojë anëtarë të rinj, në mënyrë që të kontribuojë në një union të forcuar dhe jo të dobësuar.

Por thjesht pezullimi i agjendës së Selanikut për Ballkanin Perëndimor dhe mosrespektimi i angazhimeve të BE-së është një gabim i shmangshëm. Do të dëmtojë në mënyrë të qëndrueshme politikën e jashtme të BE-së me pasoja negative për të ardhmen.

Në 13 gusht, një një shfaqje të rrallë uniteti këto ditë, SHBA, Mbretëria e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Italia (të njohura dhe si Quint) dolën me një deklaratë të përbashkët ku theksonin mbështetjen e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes “një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që kontribuon në stabilitetin rajonal”.

Quint-i i bëri thirrje të dy vendeve të rivendosin dialogun e ndërmjetësuar nga BE me tyre, i cili ka mbetur i fjetur për mëse dy vjet. Prishtina të heqë dorë nga tarifa 100% dhe Beogradi nga fushata për mosnjohjen e Kosovës.

Duke pasur parasysh se Kosova po shkon në zgjedhje në tetor, dhe Serbia jo më larg se prilli 2020, një rregullim i shpejtë është shumë optimist. Por mbështetja e ringjallur e Quint-it është pa dyshim diçka për të ndërtuar.

Me një shef të ri të politikës së jashtme të BE së shpejti, është koha për të rishikuar formatin e dialogut. Deri tani, ajo ka ndjekur logjikën e një qasjeje të vogël në të cilën palët ranë dakord për çështje specifike duke lënë të hapur çështjen e njohjes së ndërsjellë. Disa vëzhgues ndërkombëtarë sugjerojnë që BE të ketë një të dërguar special për të mbështetur dialogun.

Më e rëndësishmja, ajo që nevojitet është një përqendrim i mprehtë dhe një mbështetje politike për marrëveshjen e dëshiruar.

BE gjithashtu ka nevojë të rifitojë besimin e humbur duke treguar se mjetet e saj janë akoma. Në veçanti, kjo është për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut.

Teksa qëndrimi i BE-së mbetet i dobësuar në mënyrë të pashmangshme nga fakti se pesë nga anëtarët e saj nuk e kanë njohur ende Kosovës, mbështetja e politikës së jashtme për dialog mbetet thelbësore.

Shkurt, BE dhe Shtetet e Bashkuara duhet të theksojnë interesin e tyre të përbashkët për të sjellë dialogun në një përfundim të suksesshëm, duke mbrojtur kufijtë aktualë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo është një çështje e stabilitetit rajonal. Dhe një çështje me rëndësi transatlantike./ Përkthyer dhe përshtatur nga Tirananews

*Andreas Wittkowsky është kreu i Projektit për Paqe dhe Siguri në Qendrën për Operacionet Ndërkombëtare të Paqes në Berlin

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Derisa të jemi kaq të këqinj dhe kundër njëri-tjetrit përballë të huajve…

13:00 / September 20, 2026

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.