Big Mama mund të cilësohet pa frikë si një ndër këngëtaret që ka pësuar ndryshime drastike në trup. Ajo e pagëzoi veten e saj me këtë emër artistik, për të vetmin fakt se ishte shumë mbi peshë. Sot, Big Mama duket tërësisht ndryshe. E megjithatë, ka nga ato ndjekës të cilët nuk i kursejnë komentet ofenduese.
“Krahu të paska ik për lesh, qenka rrudhur si plakë 100 vjeçe”- i ka shkruar njëri prej tyre krahas fotove të publikuara në “Instagram”, ku shfaqet në plazh, në shoqërinë e një mikeje.
E prekur nga komentet e këtij lloji, Big Mama i është kthyer: “Nuk po mundem pa ju thënë o njerëz të mjerë se ai krah ka hequr 40 kile me operacione dhe pa operacione. Unë arrita, pata zemër dhe e bëra”.

