Nga Myslim Murrizi
Epo shyqyr që po respekton kontribuesit dhe demokratët që kanë qëndruar fort 6 vite në opozitë o Lul Molla!
Emërimi si sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë dhe njëkohësisht antar kryesie në PD i z Arben Kashahu, është kjo që realisht demokratët “presin”
Arben Kashahu një “opozitar” i pareshtur prej vitit 2013, një “qëndrestar” dhe demokrat i vendosur, një kontribues i çmuar i të gjitha aksioneve opozitare nga viti 2013.
Eshtë pikërisht ky që nuk ka lënë aksion opozitar, beteje e protestë pa marrë pjesë si organizator, është përplasur me Policinë, është marrë disa herë ne komisariat, është proçeduar, shoqëruar e ndaluar nga pushteti i Ramës me shumë se Aureli, Luçiano, Klevisi, Bardhi, Bujari.
Bile është goditur më shumë se Dollapi, është helmuar me gaz lotsjellës 6 muaj rresht, çdo ditë ka qenë tek hallet e qytetarëve të Unazës, Shkozës, Çermës, Pogradecit, tek Teatri tek parcelat e drogës e kudo që demokratët e kanë kërkuar.
E si të mos promovohet në karrierë një “kontribus” i tillë?
A ka thënë Luli që do respektojmë kontributet e çdo demokrati?
A bëri 4 seminare me konservatorët anglez që të gjithë të zgjidhen nga antarësia???
Epo le te me thote nje demokrat se kush eshte, kur ka ardhe ne PD, çfar kontributi ka tek PD dhe çfar ka bere per pd ky Kashahu qe emerohet sot sekretar??
Nje pyetje edhe per Lul Mollen:
Meqenese flisni shume per krimin dhe korrupsionin, per dekriminalizimin dhe pastrimin e politikes nga te njollosur,
A ka qënë Arben Kashau nën hetim, i ndaluar, i proceduar apo i arrestuar si anëtar i Komisionit të skandalit të tenderave të uniformave të Ministrisë së Brendshme gjatë viteve 2005-2010?!
Rrespekto statutin e PD qe ka tre kollona baze o Lul:
Zoti, Familja, Prona!
Mos mbush kryesine e PD me individe te nje komuniteti qe nuk pelqejne familjen!