Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

Anglia mund të përballet me acarin më të madh të 30 viteve të fundit

22:27 / September 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 anglia acar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe mund të përballet sërish me “Bishën nga Lindja”, teksa shkencëtarët paralajmërojnë se ky që do të vijë, mund të jetë një prej dimrave më të ftohtë i 30 viteve të fundit. Duke analizuar temperaturat aktuale dhe sistemet e motit mbi Atlantikun verior, shkencëtarët thonë se janë në gjendje që të parashikojnë se çfarë i pret njerëzit pas 4 muajsh dhe sipas tyre, do të jetë shumë ftohtë.

Sipas asaj që shkruan media angleze ajri i ftohtë arktik pritet që të zbresë në Britani në muajt e parë të vitit të ri. Pavarësisht se parashikimi i motit është shumë i parakohshëm, 4 muaj përpara se të godasë vendin, ato u bënë nga ekspertët e parashikimit të klimës në Kolegjin Universitar të Londrës. Nëse rezulton i vërtetë, ky parashikim do të ishte i pari i këtij lloji në histori. Megjithatë, ekspertët thonë se asgjë nuk është e shkruar në gurë, duke u shprehur se shanset që Anglia qendrore të ketë temperatura më të ftohta se 2018-ta, janë 57 përqind.

Në Shkurt të 2018-s, Britania u godit nga rrymat e ftohta që shkencëtarët i cilësuan si një koktej eventesh klimaterike. Këto rryma të mbiquajtur “Bisha nga Lindja”, u shkaktuan nga një rritje e papritur e temperaturave në Arktik, fenomen i njohur nga ekspertët si “ngrohje e papritur stratosferike”. Disa pjesë të Britanisë u përballën me temperatura minus 15 gradë Celcius. Temperaturat e ftohta goditën gjithashtu disa vende të tjera të Europës, si Francë, Itali, Spanjë e Kroaci, duke i marrë jetën disa personave.

30 viteve acari BRITANIA E MADHE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

10:58 / April 5, 2026

Parashikimi i motit për sot/ E dielë e kthjellët dhe me alternime vranësirash…

11:10 / March 29, 2026

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta, parashikimi i motit për sot

10:51 / March 22, 2026

Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për sot

12:19 / March 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.