Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Spektakël i garantuar politik”, detajet e pranisë së Ilir Metës nesër në Komisionin Hetimor

23:46 / September 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ora 10 e të hënës do ta gjejë presidentin Ilir Meta përballë komisionit të posaçëm hetimor parlamentar. Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një president përballet me një komision hetimor për t’u pyetur si i dyshuar  mbi shkeljen e kushtetutës, iniciuar kjo nga maxhoranca socialiste e Edi Ramës. Top Channel ka mësuar se në këtë përballje, presidenti nuk do të jetë i vetëm, por do shoqërohet nga 3 këshilltarë.

Presidentit nuk do t’i lexohet formula e betimit, pasi ai është person nën hetim. Rregullorja e komisioneve parlamentare parashikon që formula e betimit i lexohet dëshmitarëve.

Pritet me interes strategjia që do të ndjekë presidenti përballë këtij komisioni, nëse ai do të mjaftohet duke lexuar argumentet e dërgura në mënyrë shkresore komisionit hetimor përmes një shkrese prej 25 faqesh, apo do të preferojë që këtë seancë ta zhvillojë përmes pyetje-përgjigjeve.

Po me aq interes pritet edhe qëndrimi i presidentit në raport me kryetarin e Komisionit Hetimor, Ulsi Manja, për të cilin presidenca nuk është kursyer t’i përmendë një bisedë audio, pas zgjedhjeve në Dibër, publikuar nga gazeta Bild.

Përballja e presidentit me Komisionin Hetimor pritet të jetë një “spektakël i garantuar” politik me të gjitha karakteristikat që mbart Ilir Meta; qetësinë, dashurinë, debatin, artikulimin e fortë politik në mbrojtje të zhdekretimit të datës së zgjedhjeve.  Mbi të gjitha mesazhet që do t’i dërgojë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Mesazhin e parë e dha dy ditë më parë, duke risjellë në vëmendje një deklaratë gjatë mitingut të  11 viteve më parë, kur kundërshtonte marrëveshjen e 21 prillit, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës e cila ndryshoi thellësisht kushtetutën.

Ilir Meta komisioni hetimor spektakel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.