Territori shqiptar deri në mesditë do të mbetet me kthjellime dhe vranësira, ku më të dendura do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore duke sjellë shira në këto zona.
Duke filluar nga pasditja dhe në vijim do të kemi zhvendosje të vranësirave drejt zonave malore duke sjellë rebeshe shiu të izoluara.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por pësojnë rënie në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12 deri në 30 gradë Celsius.
