Ministria e Mbrojtjes ka shmangur një tragjedi të mundshme në Manati të Lezhës, ndërkohë që Forcat e Armatosura mundën të largojnë 74 predha të luftës së dytë botërore, secila me një peshë 50 kg.
Lajmi bëhet i ditur në rrjetet sociale nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore”- shkruan Xhaçka.
Postimi i plote
Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.
Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.