Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Luftë brenda PD-së, Salianji: Ish-funksionarë me pushtet në parti refuzuan të japin kontribut

19:57 / September 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koordinatori i caktuar nga Basha për Qarkun e Gjirokastrës, Ervin Salianji sqaron se një pjesë e zërave më kritikë të demokratëve vijojnë të jenë në nivelin e inateve personale, duke refuzuar të japin kontribut në forumet e demokratëve.

“Të gjithë ish-funksionarët e PD-së janë kontaktuar. Një pjesë e madhe e funskionarëve nuk kanë ardhur menjëherë që të flasin dhe besoj që janë edhe këta që janë më të zëshmit në publik, pavarësisht se kanë të njëjtin funksion si unë në Këshill, nuk i kam parë në ndonjë mbledhje. Nuk është sekret të thuash që deri më tani kanë inate, nuk kanë ide”, tha Salianji për ABC news.

Partia Demokratike ka premtuar se javët e ardhshme do të dalë me një platformë kombëtare për zgjidhjen e krizës. Lulzim Basha ka theksuar se kjo platformë do të jetë edhe oferta e demokratëve për qytetarët shqiptarë. 

“Vendimi për dhënien ose jo të dakordësisë për hapjen e negociatave nuk ka të bëjë me protestat. Për 50 vite Shqipëria nuk ka pasur asnjë protestë, por nuk ka pasur asnjë negociatë. Protestat shërbejnë se tregon që ka demokraci. Janë kushtet e qarta dhe të mirëfillta të partnerëve europianë për hapjen e negociatave dhe ato janë lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj korrupsionit dhe padyshim në kushtet e sotme, zgjedhje të lira”, tha Salianji.

“Ne mendojmë që jemi gati për zgjedhje të parakohshme në çdo moment që ato zhvillohen duke mos na gjetur të papërgatitur siç mund të ketë ndodhur në momente të caktuara për të mos pasur asnjë alibi për pjesën strukturore të partisë”, u shpreh ish-deputeti.


ervin salianji Qarkun e Gjirokastrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.