Aria Zaloshnja, vajza e Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjës ka nisur klasën e parë dhe i ati si një prind i lumtur për këtë hap në jetën e së bijës, ka bërë një postim në rrjete sociale.
Ai ka ndarë në profilin e tij në Facebook, një foto të Arias të ulur në bangën e shkollës, teksa shkruan se e bija sot ka nisur rrugëtimin e mundimshëm të jetës.
Kujtojmë që Eneda dhe Erjoni vitin e kaluar u ndanë, por dashuria për vajzën e tyre është ajo që i bashkon.