Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot ambientet e shkollës profesionale “Beqir Cela”, ndërsa gjatë komunikimit e nxënësit shefi i qeverisë theksoi se interesi për arsimin profesional po vjen gjithmonë në rritje. Por nuk munguan as batutat mes kreut të qeverisë dhe nxënësve të kësaj shkolle.
Pjesë nga biseda:
Rama: Ju keni bërë zgjedhjen e duhur dhe çdo vit po rritet numri nxënësve që zgjedhin arsimin profesional. E gjithë bota është e juaja. Do të pushtoni botën. Mësoni fort dhe silluni mirë. Mos u merrni në Facebook, atë më lini mua. Keni hakëruar ndonjë?”
Nxënësit: Aty afër…. (qeshin)
