Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafiku i drogës, çfarë ndodh tani me Mimi Kodhelin pas deklaratës së fortë të Tahirit?

17:26 / September 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ta 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vijon mbrojtjen e tij përmes avokatëve dhe vetes para trupës gjykuese në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi prokuroria kërkoi 12 vite burg për të dhe Jaeld Ccelën me akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Në fjalën e tij, Tahiri kujtoi edhe një episod ku përfshihet Mimi Kodheli, në atë periudhë ministre e Mbrojtjes.

Një ndër akuzat që i bëhet Tahirit është edhe ajo e lehtësimit të trafikut të drogës nga grupi i Habilajve. Fikja e radarëve që bënin vëzhgimin e detit shqiptar ishte një mundësi e mirë për ata që trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali, por në lidhje me këtë, Tahiri thotë se ka informuar Mimi Kodhelin.

“Prokuroria- citohet të ketë thënë Tahiri,- e la të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar asokohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punonin radarët”.

Në këtë mënyrë, Mimi Kodheli përmendet për herë të parë në një proces gjyqësor përveç akuzave që iu bënë në atë periudhë nga ish-kryeministri Berisha.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i prokurorisë ndaj Kodhelit pas deklaratës së ish-kolegut të saj ministër.

Mimi Kodheli tahiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.