Të shtunën Shqipëria u mposht nga Franca me rezultat 1-4 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Përkundër humbjes, UEFA kujton një moment shumë interesant të kësaj ndeshje.
Ylli i Shqipërisë, Keidi Bare bëri një lëvizje shumë të bukur duke shtangur në vend Griezmannin dhe duke dribluar Lemarin.
Ky veprim i mesfushorit të Malagas ka marrë vëmendjen e faqes së UEFA-s në Instagram.
