Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka mbajtur një reagim në lidhje me gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, ku prokuroria ka dhënë pretencën për ta dënuar me 12 vite. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se gjithçka është sipas parashikimit dhe se kampionati po vazhdon.
Postimi i plotë në Facebook
Deri tani gjithçka brenda
parashikimit…
Organi i akuzës nuk ka “zhgënjyer”, i ka qëndruar bindjes së vet se i ka provat
për ta shpallur Saimir Tahirin fajtor.
Tre prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Arenc Çela, Dritan Prençi dhe
Vladimir Mara, kërkuan sot para gjykatës dënimin me 12 vite burg (8 vite për
shkak të gjykimit të shkurtuar) për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Renda, si asnjë zyrtar tjetër i
lartë i shtetit shqiptar me akuza
shumë të rënda për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve
narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar
kriminal”.
Të shohim nëse trupi gjykues gjatë dhënies së
vendimit, do ta ketë parasysh faktin se seanca po zhvillohet si gjithnjë me
pjesëmarrjen dhe monitorimin e pandërprerë të përfaqësuesve të Ambasadës
Amerikane.
Kampionati vazhdon….
