Një sherr mes disa personash ka degjeneruar në përdorimin e thikave në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Sipas të dhënave jo zyrtare, rreth orës 04.30 të mëngjesit në rrugën Transballkanike disa të rij janë përleshur me njëri -tjetrin, teksa nuk dihet ende arsyeja.
Një prej tyre është plagosur me thikë dhe është dërguar në spital ku i është nënshtruar një operacioni. Policia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen