Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tre gjyqtarët e “El Classico”-s, ja sa vite burg kërkon prokuroria

14:28 / September 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 gjyqtaret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organi i akuzës ka dhënë pretencën për tre gjyqtarët e Durrësit të cilët panë “El Classico” me paratë e një biznesmeni që ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Prokuroria kërkoi dënim me nga 3.5 vite burg të gjyqtarëve të gjykatës së Durrësit, Kliton Spahiu e Petraq Dhimitri dhe 3 vite për Petrit Çenon, ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku kërkohet 2 vite burg.

Nëse gjykata merr vendimin në bazë të kësaj kërkese atyre u aplikohet ulja me 1/3 pasi ky proces është zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Lexo edhe- Panë ‘El Classico’-n me paratë e biznesmenit, Krimet e Rënda pranojnë gjykim të shkurtuar për 3 gjyqtarët

Hetimet u kryen nga prokurorët Arenc Çela dhe Klodian Braho. Të tre gjyqtarët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë”.

Petrit Ceno u shkarkua nga vettingu në shkurt të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se ka fshehur pasurinë.

Petrit Çeno Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

“El Classico” tre gjyqtaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.