Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zbulohen rrogat e shqiptarëve në Itali, Hysaj bën namin me..

15:48 / September 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hysaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes pagave të zbuluara për futbollistët e Serisë A nuk mund të bëjnë përjashtim as shqiptarët, ku sipas të dhënave që ofron “Gazzetta dello Sport”, është Elseid Hysaj lojtari me xhepat më të fryrë kundrejt të tjerëve, madje dhe i vetmi që ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, ndonëse këtë verë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ishte gati të pranonte edhe gjysmën e kësaj vlere, vetëm për të larguar shkodranin gjatë merkatos së verës.

Gjithsesi, duke mbetur te rrogat neto që kuqezinjtë e Serisë A fitojnë, mbrojtësi i djathtë dhe kapiteni i Kombëtares në mbrëmjen e djeshme kundër Islandës, fiton 1.6 milionë euro nga marrëveshja që ka me Napolin, e cila është e vlefshme deri në vitin 2022.

Elseid Hysaj, në renditjen e shqiptarëve më të paguar ndiqet nga portieri titullar i Lacios, fantastiku Thomas Strakosha, i cili paguhet 1.2 milionë euro në sezon, por duke parë paraqitjet e bëra sidomos në dy sezonet e fundit dhe normalisht ofertat e ardhura nga disa klube angleze, ku spikat ajo e nënkampionëve të Europës, Totenhemit, pritet që shumë shpejt, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, t’i ofrojë një rinovim me rritje page djalit të Foto Strakoshës, legjendës së portës shqiptare.

Ai që ulet në shkallën e fundit të podiumit është një tjetër portier, Etrit Berisha, i cili këtë verë la Atalantën për t’iu bashkuar SPAL-it, me një kontratë 2-vjeçare, e cila i garanton 1 milion euro neto në sezon. Ndërkohë, protagonistët e tjerë shqiptarë të sezonit të ardhshëm të Serisë A, nuk flasin me miliona, por me paga më të ulëta.

rrogat e shqiptareve

Berat Gjimshiti paguhet 400 mijë euro në sezon tek Atalanta, e cila kujtojmë se sivjet do të marrë pjesë në grupet e Ligës së Kampioneve.

Pas tij vjen mesfushori i Breshas, Emanuele Ndoj me 200 mijë euro neto në sezon, i ndjekur nga Kastriot Dermaku, blerja e re e Parmës në merkaton e verës, me 180 mijë euro në vit. Ai që mbyll renditjen është Marash Kumbulla, mbrojtësi i Hellas Veronës dhe i Shpresave shqiptare, me 100 mijë euro në sezon, ndonëse sivjet ai firmosi kontratën e parë si futbollist me klubin verdheblu.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga plani për të “privatizuar” Kupën e Botës: Infantino nuk është më i besueshëm, të rindërtojmë institucionin

12:58 / August 1, 2026

Gazetari britanik dyshoi për “kurdisje” të ndeshjes kundër Joshuas, Kristian Prenga: Marrëzi, boksi im është i pastër

13:43 / July 31, 2026

Përgënjeshtrohen zërat për dasmën e Cristiano Ronaldos, ende nuk është caktuar data

17:07 / July 30, 2026

Zinedine Zidane merr drejtimin e Francës

11:59 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.