Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Putin aktivizon hakerët për të ndihmuar Le Pen të zgjidhet Presidente

23:17 / April 25, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rusia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moska po tenton të ndihmojë Marinë Lë Pen, që njihet me qëndrimin e saj pozitiv ndaj Kremlinit, në fushatën për zgjedhjet presidenciale të Francës. Hakerët rusë kanë vënë në shënjestër rivalin e saj Emmanuel Macron.

Hakerët rusë po shënjestërojnë fushatën e kandidatit të qendrës, Emanuel Macron për zgjedhjet presidenciale franceze. Kjo bëhet e ditur nga ekspertët e sigurisë që citohen nga televizioni ndërkombëtar BBC. Mashtrimet me email, viruset dhe adresa false interneti po përdoren si teknika sulmi, thotë Feike Hakuebord, specialist i sigurisë kibernetike.

Autorët e sulmit kibernetik besohet të jenë po të njëjtët që ndërhynë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Rusia ka mohuar se qëndron prapa përpjekjeve për të dëmtuar Macron.

Në një raport, Hakuebord thotë se grupi i cili qëndron prapa sulmeve agresive është një kolektiv hakerësh rusë të njohur si “Ariu i Sofistikuar”, “APT28” dhe “Ushtari i Stuhisë”.

Ai shtoi më tej se grupimi po përdorë një arsenal të zgjeruar me pajisjeve të teknologjisë së lartë për të siguruar emra, paworde dhe informacione të tjera për stafin e Macron me qëllimin që të pengojnë rrugën e kandidatit për tu bërë presidenti i Francës.

Hakuebord njofton se hakerët rusë kanë regjistruar adresa interneti të shumta të ngjashme me ato të stafit të politikanit francez.

Këto adresa të rreme u janë dërguar pjesëtarëve të stafit në email në mënyrë që punëtorët e fushatës ti hapnin.

Më pas hakerët do të siguronin informacione rreth stafit të fushatës të Macron.

Ky i fundit do të përballet në balotazh kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marinë Lë Pen.

Por me sa duket gara presidenciale do të bëhet më e vështirë pasi në fushën e lojë kanë hyrë edhe hakerët rusë, të cilët u tha se patën një ndikim shumë të rëndësishëm në fitoren e Donald Trump të presidencialeve amerikane. /TiranaNews/

France MARINE LE PEN Rusia Vladimir Putin zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.