Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau gruan me thikë dhe u hodh nga ballkoni, fqinjët tregojnë zënkat: Kaloi në depresion!

22:09 / September 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjokola
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteti i vogël i Librazhdit dhe rrethinat e tij vazhdojnë të komentojnë vdekjen e dyfishtë të çiftit Gjokola, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Dauti dhe Luljeta kishin dy fëmijë, një vajzë studente dhe një djalë, i cili kishte përfunduar studimet dhe punonte me bizneset e prindërve të tij.

53-vjeçari, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak, respektohej shumë nga elita e këtij qyteti, por kohët e fundit ai kishte një ngarkesë të rëndë psikologjike, e cila duket se ishte e akumuluar edhe nga marrëdhënia me bashkëshorten e tij, duke bërë që të merrte mjekim për depresion. Luljeta, edhe pse kishte thuajse 3 dekada që jetonte me bashkëshortin e saj, herë pas here, sipas miqve të tyre, shfaqte shenja histerie xhelozie.

Ky fakt ishte vënë re shpesh nga miqtë e tyre të përbashkët, të cilët darkonin dhe drekonin me çiftin. Madje, ka pasur raste që nga xhelozia në ekstrem, Luljeta, kur bashkëshorti kthehej vonë mbrëmjeve në banesë, i mbyllte derën dhe i thoshte “shko fli te shtëpia e nënës tënde”.

Xhelozia e kaluar në ekstrem e Luljetës e ka lodhur bashkëshortin, i cili nuk ka qenë në gjendje ta përballojë edhe stresin e shtuar kohët e fundit për një pronë të tij. Miku i tij, njëherazi dhe kryetar i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, në një denoncim të hapur, duke shprehur keqardhjen për mikun e tij, pohon se Dauti ishte në një situatë kritike. Ai kishte kaluar në depresion, pasi i ishte tjetërsuar prona. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, pasi bashkëshortët janë kthyer nga xhiroja dhe kanë hipur qetësisht me ashensor në banesë.

Ndërkohë, vetëm disa minuta më pas, mes tyre ka lindur një debat dhe Dauti ka qëlluar bashkëshorten me thikë rreth 15 herë. Pasi ka parë djalin të ulërinte sipër trupit të nënës së tij dhe Policinë që po mbërrinte në banesë, 53-vjeçari ka dalë në ballkon dhe është hedhur prej andej duke vdekur menjëherë.

Luljeta ndërroi jetë sapo arriti në spital. Fqinjët, miqtë dhe qyteti pohojnë se Dauti ishte njeri i qetë dhe se e donte bashkëshorten e tij. Luljeta kishte bërë një jetë të mrekullueshme, me kushte të mira dhe nuk i kishte munguar asgjë, pasi bashkëshorti plotësonte çdo dëshirë të saj. Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga tragjedia, djali i çiftit vazhdon të jetë në gjendje shoku nga humbja e prindërve të tij në mënyrën më të tmerrshme.

depresion fqinjet tregojne vrau gruan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.