Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëria po plaket më shpejt në rajon, në 2100 do të jemi “pleqtë” e Ballkanit

12:16 / September 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tirana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me një ritëm të shpejtë, lindjet po bien dhe popullsia po shkon drejt plakjes. Projeksionet e popullsisë janë të zymta, ku sipas OKB-së parashikohet që deri në 2100 të arrijë në 1.75 milionë banorë.

Të dhënat janë edhe më të trishta kur bëhet fjalë për parashikimin e moshës mediane të popullsisë shqiptare në 2100, prej 53.2 vite, më e larta në rajon. Nga vendi me popullsinë më të re, shqiptarët do të jenë shumë shpejt “pleqtë” e Ballkanit Perëndimor.

Mosha mediane është një tregues i rëndësishme demografik, pasi tregon pikën ku popullsia ndahet në mënyrë të barabartë, më të vjetër se ajo moshë dhe më të rinj. Për më tepër që mosha mediane nuk është vetëm një tregues se sa e re apo sa e vjetër është popullsia e një vendi, por edhe një tregues i rritjes së popullsisë.

Kjo do të thotë se popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të shpejtë në rajon, pasi në vendet e rajonit mosha mediane në 2100 përllogaritet të jetë nën 50 vjeç.

Pas Shqipërisë, projeksionet parashikojnë se moshën më të lartë mediane do ta ketë Mali i Zi me 50.3 vjeç, pasuar nga Bosnjë dhe Hercegovina me 49.8 vjeç, Serbia dhe Maqedonia me 48.7. Ndërsa mosha mediane në botë përllogaritet që deri në 2100 të jetë 41.6.

Ndërkohë që 50 vjet më parë, Shqipëria kishte popullsinë mediane më të re të rajonit me një moshë mediane prej 19.6 vjet, madje më të ulët edhe se mosha mediane botërore prej 21.5 vjet. Mosha mediane në Serbi në 1970 përllogaritej 11 vite më e lartë se në Shqipëri, prej 30.1 vitesh.

Në hartën më poshtë shohim shpërndarjen e moshave mesatare në të gjithë botën. Mosha mesatare ishte 29.6 vjet në 2015. Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë globale ishte më e vjetër se 29.6 vjet, ndërsa gjysma ishin më të rinj.

Japonia kishte moshën mediane mesatare më të lartë prej 46.3 vite. Mosha mediane më e re ishte në Nigeri prej 14.9 vjeç.

Në përgjithësi, ne shohim që vendet me të ardhura më të larta, si në Amerikën e Veriut, Europën apo Azinë Lindore kanë një moshë mesatare më të lartë.
Vendet me të ardhura të ulëta kanë tendencë të kenë një mesatare më të ulët. Kjo për shkak se ata kanë një popullsi më të re: shkalla e lartë e lindshmërisë në të gjitha këto vende sjellë që ata të kenë popullsi më të madhe të fëmijëve dhe adoleshentëve të vegjël.

Vendet me moshën më të ulët mesatare kanë tendencë të kenë nivele më të larta të rritjes së popullsisë/ Monitor

1376104E 5A5B 4535 B56A 46A4D84A85D0

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.