Zyrtarë dhe deputetë të Partisë Socialiste vijojnë takimet në të gjitha asambletë e PS-së, në 61 bashkitë e vendit.
Kryefjala e mbledhjeve është analiza e zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe evidentimi i saktë i antarësisë, për të konsoliduar çdo organizatë partie, këshill socialist në njësitë administrative dhe asambletë e bashkive.
Në vijim socialistët do të zgjedhin kryetarët e organizatave në të gjithë shqipërinë, kryetarët e këshillave socialistë të njësive, delegatët e Kongresit si dhe kryetarët e degëve lokale në çdo bashki. Asambleja Kombëtare ka përcaktuar kriteret që duhet të plotësojnë kryetarët e rinj. Kryesore janë të mos ketë probleme me drejtësinë, të jenë me arsim të lartë dhe të mos kenë qenë më shumë se tre mandate në krye të strukturave. /tirananews.al/