Pas deklaratës së Presidentit të Republikës Ilir Meta se kishte marrë informacione nga shërbimet sekrete se në protestën e 8 Qershorit do të digjej Kuvendi, një grup deputetësh të mazhorancës kanë kërkuar informacione shtesë nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
Në një kërkesë të firmosur nga 9 deputetë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kërkohet një seancë dëgjimore me kreun e Shërbimit Sekret, Helidon Bendo. Edhe një ditë më parë, kreu i shtetit tha se ky informacion është tërësisht i vërtetë.
Meta u shpreh i gatshëm që dokumentin t’ia vërë në dispozicion edhe Komisionit Parlamentar që po heton shkeljet e kreut të shtetit duke zbatuar rregullat e deklasifikimit.