Miley Cyrus, Ariana Grande dhe Lana del Rey do të jenë engjëjt e rinj të Çarlit. Por në fakt tre këngëtaret do të jenë protagosnite të videos muzikore të krijuar këtë film historik.
Më në fund trio ka nxjerrë videon e këngës së tyre “Don’t call me Angel”, pothuajse tre muaj pas daljes së trajlerit të filmit. Më poshtë është dhe video .
Në video Miley, Ariana dhe Lana janë më veshje të zeza dhe krahë gjigante engjëlli, njësoj si të ishin në pasarelat e Victoria’s Secret.
Kjo nuk është hera e parë që bëhet një remake i filmit “Engjëjt e Çarlit” që ka për këngëtare yje ndërkombëtarë.
Ndërkaq, fansat janë në pritje të filmit të ri, që këtë herë si engjëj do të ketë Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska. Filmi do të dalë në kinema më 21 nëntor.
